Lajme
Ambasada e SHBA-së në Tiranë i kërkon Rusisë lirim e Alexey Navalny

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka bërë thirrje për lirimin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny, i cili është ishte helmuar një vit me parë me një agjent nervor kimik.
Përveç Navalnyt, ambasada i ka kërkuar Rusisë të lirojë të gjithë atë që mbahen padrejtësisht.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht’, thuhet në komunikatën e ambasadës në Facebook.
Po ashtu, ambasada shtoi se populli rus ka të drejtë të shpreh mendimin e tyre pa pasur frikë nga ndëshkimi, njofton Klankosova.tv.
“Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”.
Alexey Navalny u helmua vitin e kaluar në Rusi, ku shërim gjeti në Gjermani dhe doktorët gjerman konstatuan se Navalny ishte helmuar më një agjent të ndaluar nervor. Opozitari menjëherë pas kthimit të tij në Rusi kur u shëruar, ai u arrestuar nga autoritetet ruse dhe për momentin është duke u mbajtur në burg.
.



















