Connect with us

Lajme

Alternativa kërkon shtyrjen e mësimit për një muaj

Publikuar

më

Partia Alternativa vlerëson se derisa po përjetojmë ditët mbase më të vështira që nga fillimi i pandemisë, kur çdo ditë ka 20-30 të vdekur, pikërisht këtë javë pritet të fillojë viti i ri shkollor. Ndërkohë duhet të zhvillohet edhe regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive dhe, po ashtu, po futemi në fushatën e zgjedhjeve lokale. Sidoqoftë, partia thekson se këto shifra dhe këto mundësi për përhapje të virusit nuk janë të mjaftueshme që kjo qeveri që të marrë vendim për shtyrje të fillimit të vitit shkollor.

Nurxhan Asanovska, nga AlternAtivA, shpreh dyshim të madh se shifrat e larta të infektimeve e të vdekjeve dhe mundësitë e përhapjes së virusit në këtë kohë janë alarmante, andaj edhe fillimi i vitit të ri shkollor po vjen në një kohë shumë të rrezikshme.

“Kur e shohim se çdo ditë po ulet pragu i moshës së njerëzve të infektuar dhe i atyre që kanë përfundim fatal, kemi drojë të thellë se virusi mund të marrë hov edhe nëpër shkolla dhe kjo të krijojë gjendje me përmasa tragjike. Kjo është arsyeja që AlternAtivA i bën thirrje Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, përkatësisht Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të marrë vendim për ta shtyrë për një muaj fillimin e vitit shkollor, në mënyrë që të bie edhe virulenca e virusit, por edhe të ndërmerren masa më të fuqishme për mbrojtjen e nxënësve në kuptim të imunizimit dhe parandalimit të përhapjes së virusit. Viti shkollor edhe mund të kompensohet, por jetët e njerëzve po humben përgjithmonë”, deklaroi Asanovska. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri18 minutes ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme1 hour ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri3 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme4 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni5 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri5 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë7 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme7 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni8 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme9 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme9 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Lajme10 hours ago

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

NA NDIQ NË FACEBOOK