Lajme
Afganët e parë në Shkup arrijnë të premten, ja ku do të vendosen

Të premten pritet mbërritja e grupit të parë të shtetasve afganë për të cilët Maqedonia ofroi strehim vullnetarisht.
Për transportimin e tyre do të kujdesen SHBA-të dhe organizatat ndërkombëtare tek të cilat këto persona kanë qenë të angazhuar.
Me të mbërritur në vendin tonë përgjegjësia për akomodimin, rregullimin e statusit apo edhe risocializimin e tyre kalon tek trupi koordinues i formuar nga Qeveria e Maqedonisë.
Shtetasit Afganë tek ne do të qëndrojnë përkohësisht, por çfarë harku kohorë përfshin kjo, nuk e di askush. Akomodimi i tyre do të bëhet nëpër disa hotele në vend.















