Connect with us

Lajme

A po përsëritet “Siniçani” edhe në Pallçisht? / Komuna e Bogovinës siguron mjetet për ujësjellësin, Qeveria zvarrit procedurat

Publikuar

Komuna e Bogovinës ka fituar projekt nga Banka Evropiane për Zhvillim për ndërtimin e ujësjellësit në fshati Pallçisht të Poshtëm, me çka përfundimisht problemi me ujin e pijshëm në këto anë do të marrë fund. Por megjithatë, pengesat shfaqen në pushtetin qendror. Ministria e Transportit duhet të kryejë evaluimin e dokumentacionit për këtë ujësjellës, por siç po merret vesh ditëve të fundit, nga kjo ministri po e zvarrisin punën. Dyshimet në Komunën e Bogovinës janë se kjo po bëhet me qëllim të pengimit të drejtuesve të komunës tani në prag të zgjedhjeve lokale. Ndërsa qytetarët e Pallçishtit druajnë se mos iu përsëritet skenari i Siniçanit të para një viti, shkruan in7.

Ka reaguar sot edhe deputetja opozitare, Ilire Dauti. Ajo ka shtruar pyetje publike për Ministrinë e Transportit dhe drejtuesit të saj, Bllagoja Boçvarskit se deri kur do ta zvarrisin çështjen e dokumenteve. Sipas saj, edhe pse Komuna e Bogvinës ka siguruar mjetet, qeveria po e pengon atë me qëllim sespe është komunë e drejtuar nga një kryetar komune i partisë në opoztë, Aleancës për Shqiptarët.

“Harmonizimi i dokumentacionit projektues për fshatin Pallçisht i Poshtëm edhe sot e kësaj dite ngec. Edhe pas tre viteve prej kur Komuna e Bogovinës kishte siguruar mjetet nga Banka Evropiane dhe kishte dërguar projektin për ndërtim të ujësjellësit në fshatin Pallçisht i Poshtëm, punimet aty ende nuk kanë filluar. Pyetje drejtuar Ministrit të transportit dhe lidhjeve: kur do të përfundojë evaluimi i dokumentacionit projektues dhe kur do të fillojnë punët realizuese për ndërtimin e sistemit për furnizim me ujë në fshatin Pallçisht i Poshtëm- Komuna e Bogovinës”, ka pyetur Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët.

Në Korrik të vitit të kaluar banorët e Siniçanit u penguan nga Policia dhe forcat speciale që ta ndërtoojnë rrjetin e ujësjellësit, si pasojë e mungesës së ujit edhe në kushte pandemie. Si pasojë, kryetari i Bogovinës Albon Xhemaili bashkë me banorët e këtij fshati protestuan në bjeshkë derisa u gjet gjuhë e përbashkët me qeverinë. Pas një golgote disamujore, Siniçani u bë me ujë për pije./in7.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK