SKENA
A është e lidhur me Mevlanin/ Lindita Bimi tregon të vërtetën

Mjaftoi një foto e publikuar në rrjetet sociale dhe të gjithë fansat të mendonin se ata janë lidhur. Është fjala për dy ish-konkurrentë të “Për’puthen”, Mevlan Shaba dhe Lindita Bimi.
Ishte ish-konkurrenti i reaity show-t, Princ, ai që postoi një foto të tyre bashkë, ku dukeshin se edhe pak do putheshin në buzë. E ai me shaka shkruante se “i kapa”.
E teksa prej ditësh po flitet për ta, Lindita ka vendosur që të reagojë për herë të parë. Teksa e kanë pyetur nëse është e lidhur me Mevlanin, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” është përgjigjur:
“Sa shumë persona ma kanë bërë këtë pyetjen. Jo thjesht jemi shok shumë të mirë. Kam një respekt shumë të madh për Mevlanin”.






















