SKENA
A do të ketë ish konkurrentë të Përputhen në Big Brother Vip

Prezantueses Arbana Osmani i është besuar drejtimi i realityshowt Big Brother Vip. Moderatorja zbuloi se ky show do të startojë në muajin Tetor dhe se është punuar shumë për të qenë i suksesshëm ashtu si edhe në vitet e kaluara.
Së fundi Arbana ka realizuar një bisedë virtuale më ndjekësit ku pyetjet kanë qenë të shumta dhe kurioziteti i madh për të ditur se cilët do të jenë vipat që do të marrin pjesë në Big Brother.
E pyetur se nëse do të ketë personazhe të Përputhen në Big Brother Vip, Arbana ka vendosur që të mos tregojë asnjë detaj duke u përgjigjur:
“Big Brother Vip është format ndërkombëtar dhe produksioni shqiptar do ndjekë linjat që ndjekin produksionet e ngjashme kudo në Perëndim. Që domethën kasti do të zbulohet në një datë të caktuar dhe jo tani”, shkruan Osmani pa zbuluar asnjë detaj./ CNA.al
















