Lajme
5 vjet nga vërshimet katastrofike në Hasanbeg të Shkupit

Viti 2016 dhe viti 2021, periudha e njejtë kur Maqedonia po përballet me fatkeqësi natyrore të cilat shkaktojnë dëme të mëdha.
Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016, në Shkup kishin rënë 92,9 litra shi në një metër kub, ndërsa gjatë dy orëve të para të vërshimeve, kishte patur mbi 800 vetëtima.
Atëkohë, nga shiu i rëmbyeshëm ishin shkulur drunjë, ndërsa shtëpitë kishin ngelur pa energji elektrike. Mijëra qytetarë u evakuuan gjatë natës së 6 gushtit.
Edhe tani Maqedonia e Veriut po përballet me zjare që kanë përfshirë gjithë territortin e shtetit.
















