Connect with us

Lajme

25 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Publikuar

Dita e sotme ka shënuar sërish një rritje të lehtë të rasteve me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Nga 3 mijë e 762 testime të bëra 25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri teksa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 256 që nga fillimi i epidemisë./TCH

.

NA NDIQ NË FACEBOOK