Connect with us

Lajme

1210 raste të reja dhe 32 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Published

on

1.210 raste të reja nga 7.084 testime të realizuara është bilanci i fundit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 451 pacientë ndërkaq jetën e kanë humbur 32 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në vend pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar 170.412 persona nga 1.118.535 testime të realizuara.

Janë shëruar 152.916 pacientë, ndërkaq janë regjistruar 5.727 viktima.

Raste aktive në vend janë 11.769./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK