Lajme
1.166 raste të reja me Covid-19, humbin jetën 29 persona

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6.458 testime janë regjistruar 1.166 raste të reja me coronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 232 pacientë dhe 29 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur 6 janë nga Tetova, 5 nga Struga, 4 nga Shkupi, 3 nga Gostivari, Kumanova dhe Strumica nga nga 1 në Kërçovë, Manastir, Veles, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë.

















