Connect with us

Sport

Zyrtare, Kërçiku firmos me Dinamon, rinovon portieri Bakaj!

Publikuar

Dinamo vazhdon me zyrtarizimet për sezonin e ri. Dorian Kërçiku është firma e radhës për blutë kryeqytetas me mbrojtësin anësor që pas eksperiencave me Tiranën dhe Partizanin tashmë do të mbajë veshur edhe fanellën e Dinamos në Kategorinë Superiore.

“Dorjan Kërçiku është afrimi i radhës. 27-vjeçari ka firmosur sot kontratën e re me Futboll Klub Dinamo. Mbrojtësi i djathtë, pas disa eksperiencave me skuadra të ndryshme në Superiore, është bërë zyrtarisht pjesë e bluve”, njoftojnë 18-herë kampionët e vendit.

Dinamo ka zyrtarizuar edhe rinovimin e kontratës së një prej elementëve më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, siç është portieri Edvan Bakaj i cili ka zgjatur bashkëpunimin me skuadrën që tashmë do të drejtohet nga Bledi Shkëmbi.

NA NDIQ NË FACEBOOK