Sport
Zëdhënësi i FFM-së Zylbehari me përgjigje diplomatike për qëndrimet e Shakohoxhës

Pjesëmarrja historike e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë në EURO 2020 nuk paraqiti sukses vetëm për vendin, por edhe për opinionin shqiptarë duke qenë se si ekipi ku bënin pjesë 6 futbollistë, ashtu edhe Federata duke nisur nga kreu që mbahet nga Muamed Sejdini janë të komunitetit shqiptarë. Si pasojë, çdo emision sportiv dhe jo vetëm, gjatë Europianit temë të pashmangshme kishte Maqedoninë e Veriut, shkruan Zyrtare.net
Nuk kanë munguar as kontradiktat kur në një emision në Shqipëri kur mjeshtëri i madh i futbollit Shkëlqim Muça po fliste për përfaqësuesen e Maqedonisë, duke prekur çështjen e disa përçarjeve të ardhura nga komentet publike të kapitenit Goran Pandev kundër presidentit të FFM-së para Europianit. I çuditshëm ka qenë reagimi dhe qëndrimi i Dritan Shakohoxhës që ka rreshtuar veten në krah të futbollistit dhe seleksionuesit, që sipas tij kishin bërë atmosferë të shkëlqyer dhe në syrin e Shakohoxhës kanë vlerë më të madhe se nje president Federate.
Ky debat ka ngjallur shumë reagime, ndërsa në një emision sportiv në Kosovë, i pyetur direkt për komentet e Shakohoxhës zëdhënësi i FFM-së, Faton Zylbehari, në prani të presidentit Sejdini ka folur me shumë diplomaci duke i hedhur “topin” vetë Shakohoxhës për t’u bërë pishman për fjalët që nxori nga goja.
Në vazhdim gjeni përgjigjen e Faton Zylbeharit në lidhje me komentet e Dritan Shakohoxhës.






















