Shëndetësi
Viti, vazhdon vaksinimi i së premtes (VIDEO)

Gjatë së premtes pati ndërprerje të rrymës në Qendrën e Vaksinimit në Viti, e për këtë shkak nuk arritën të vaksinohen të gjithë qytetarët që e kishin bërë terminin për atë ditë.
Mirëpo ata qytetarë patën mundësi që të imunizohen edhe gjatë së shtunës.
Specializanti i kësaj qendre, Adnan Çoçaj tha se përkundër faktit se u tentua të bëhej zgjidhje, vazhdimi i procesit të vaksinimit ishte i pamundur.
“Vaksinimi është duke ndodh sot, sepse dje ka pas ndërprerje të rrymës dhe përkundër tentimit tonë që te bëjnë zgjidhje me gjenerator, nuk ka pas mundësi sepse pajisjet kanë qenë të ndjeshme dhe jemi kursyer për të mos i dëmtuar ato dhe sot kemi vazhduar tutje”, tha ai.
E operatori i sistemit, transmisionit dhe tregut, KOSTT bëri me dije se pati telashe në Nënstacionin 110/35, dhe se ekipet e tij dhe të KEDS kanë dalë menjëherë në terren për të eliminuar defektin e paraqitur, shkruan Klankosova.tv
Ky operator, më pas ka njoftuar se furnizimi me energji elektrike është stabilizuar, prandaj procesi i vaksinimit gjatë së shtunës pati mundësi të zhvillohet pa ndonjë pengesë.
Kronikë nga Genita Ukaj
The post Viti, vazhdon vaksinimi i së premtes (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





















