Connect with us

Shëndetësi

Vitamina D e dobishme për infeksionet e koronavirusit

Publikuar

Vitamina D para diagnozës së COVID-19 nuk është gjetur të përmirësojë ndonjë rezultat klinike.

Derisa, COVID-19 vazhdon të ndikojë në jetë e të gjithve, kërkimi për një terapi efektive mbetet i vazhdueshëm. Prandaj, ilaçe të shumta ekzistuese janë rivendosur për menaxhimin e infeksionit të koronavirusit.

Në këtë kontekst, roli i Vitaminës D, vitaminë kjo e tretshme në yndyrë, e cila lidhet kryesisht me metabolizmin e kockave dhe mineraleve në menaxhimin e Covid-19 është debatuar disa here, shkruan The Indian Express, transmeton Klankosova.tv.

Duke marrë parasysh provat klinike, një rishikim i tanishëm sistematik u ndërmor nga mjekët për të siguruar një përmbledhje të saktë dhe për të mbledhur efektin e plotësimit të Vitaminës D në pacientët Covid-19.

Profesori Bhadada thotë se kur diagnostikohet me koronavirus, Vitamina D ndihmoi në shërimin më të mirë të pacientëve.

“Të dhënat e grumbulluara nga 13 studime dhe të marra nga 2,933 pacientë me Covid-19 treguan se Vitamina D e shtuar pas diagnozës së Covid-19 çon në përmirësimin e rezultateve klinike”.

Studimi i jep mbështetje faktit që Vitamina D mund të përdoret si një trajtim ndihmës në pacientët e shtruar në spital me Covid-19.

Meta-analiza e tanishme është më gjithëpërfshirëse e grumbulluar në lidhje me plotësimin e Vitaminës D mbi rezultatet klinike ndaj COVID-19.

Analiza tregoi se personat që përdorin  VitaminënD pas diagnozës së COVID-19 kishin më shumë të ngjarë të përfitonin shërim më të shpejtë./Klankosova.tv/.

 

The post Vitamina D e dobishme për infeksionet e koronavirusit appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK