Lajme
Veç shtatë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 shtatë qytetarë në këto bashki: tri raste në Devoll, dy raste në Tiranë, një rast në Shkodër, një rast në Mirditë.
Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar tre pacientë.
Janë shëruar katër qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i pandemisë.
Statistika (6 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,907
Testime totale 821,526
Raste pozitive 132,544
Raste të shëruara 130,033
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Korçë 5
Lezhë 2
Fier 1
.




















