Connect with us

Lajme

UNESCO nesër vendos për statusin e rajonit të Ohrit

Published

on

Nesër komiteti i UNESCO-s do të vendosë për statusin e rajonit të Ohrit, përkatësisht për propozimin që të vendoset në listën e trashëgimive botërore që janë në rrezik.

Pritet të ketë edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare “OhridSOS”, të cilët mbajnë qëndrimin se deri tani është bërë shum pak sa i përket rekomandimeve dhe se bartja eventuale në listën e zezë do t’i sjellë vetëm mirë rajonit.

“Nuk kuptohen vlerat e së mirës. Ka zbatim të dobët të ligjeve dhe përfshirje jo të mjaftueshme të shoqërisë civile. Shumë nga vendimet dhe rekomandimet e Komitetit, gjatë gjashtë viteve nuk janë zbatuar, disa janë zbatuar pjesërisht dhe jomjaftueshëm, ndërsa disa të tjerë aspak nuk janë adresuar”, thuhet në kumtesën e UNESCO-s.

Ndryshe, mundësia që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e trashëgimive botërore në rrezik për herë të fundit u shqyrtua në korrik të vitit 2019.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zy[email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com