Lajme
Turisti nga Bullgaria shpëtohet në bjeshkët e Tropojës nga aplinistët kosovarë e policia shqiptare

Një turist bullgar është shpëtuar në zonën e Lekbibajt në Tropojë të Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit shqiptar, të cilët shkruan se në ndihmë iu dolën edhe disa alpinistë nga Kosova.
Bullgari në fjalë kishte qenë duke eksploruar zonën në fjalë, ku edhe kishte pësuar një dëmtim gjatë ecjes në disa shkëmbinj në bjeshkët e Vranit, transmeton Klan Kosova.
“Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, të cilët janë ndihmuar edhe nga disa aplinistë nga Kosova. Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e turistit bullgar, i cili është trasportuar rreth 10 kilometër në krahë, nga shërbimet e Policisë, së bashku me aplinistët, deri në vendin ku është bërë e mundur ulja e helikopterit në Lekbibaj. Më pas turisti është transportuar me helikopter në spitalin e Tropojë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Turisti bullgar ka falënderuar Policinë dhe alpinistët kosovarë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën.
Ndërsa, edhe Policia e Tropojës falënderoj alpinistët kosovarë për asistimin në këtë operacion shpëtimi.
.



















