Lajme
Tronditëse në Rogozhinë/ Burri tenton të varë të shoqen me litar por…

Një ngjarje tronditëse është regjistruar sot në Rrogozhinë, ku burri ka tentuar të var me litar gruan në ambientet e banesës së tyre.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të qytetit, ku fatmirësisht 35-vjeçarja me inicalet G. Lika i ka shpëtuar vdekjes.
Aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Rrogozhinës dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa, i shoqi është larguar nga banesa dhe policia e ka shpallur në kërkim.
Bashkëshorti K.Lika rreth 40 vjeç, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dhe kishte vetëm 5 muaj që ishte liruar nga burgu./CNA.al















