Connect with us

Religjion

Thelbi i Sures El-Fatiha | Islam Press

Publikuar

Hfz. Mehas Alija

Sureja el-Fatiha përmban boshtin e të gjitha kuptimeve thelbësore të Kur’anit fisnik, madje sikur të ishte kjo sure vetë përmbledhja e tij. Nëse shikohet dhe analizohet me më vëmendje, do të kuptojmë se kjo sure ngërthen:

  • Njëshmërinë e Zotit, hyjnitetin në dy ajetet “Elhamdulil-lahi rabbi-l-alemine. Er-rahmani-r-Rahim.“
  • Dynjanë dhe Ahiretin në “Maliki jeumi-d-din.“
  • Të gjitha ibadetet, në kuptim të besimit dhe praktikës fetare, gjegjësisht të ndaluarat dhe të lejuarat në “Ijjake na’budu ve ijjake nestein.“
  • Rrugën e drejtë, mesataren në “Ihdines-sirata-l-mustekim.”
  • Pejgamberinë në “en’amte alejhim.“
  • Grupet e ndryshme të besimeve “gajri-l-magdubi ‘alejhim vele-d-dallin.”

Në këtë sure All-llahu i Lartësuar i ka përmendur pesë emra të Tij, dhe ato janë: Allah, Rabb, Rahman, Rahim dhe Malik. Me anë të përmendjes së tyre sikur ka dashur t’i thotë njeriut: Të krijova për herë të parë dhe Ai jam unë, Allahu, sepse Unë jam Rabb (Zot), pastaj kundërshtove, por Unë jam Ai që padëgjueshmërinë tënde e fshehu, sepse Unë jam Er-Rahman (I gjithëmëshirshëm), pastaj ti u pendove dhe Unë ta fala, sepse Unë jam Er-Rahim (Mëshirëploti), dhe në fund do të të bashkojë me shpërblimin tënd, sepse Unë jam El-Malik (Sundues i Ditës së Gjykimit).

Kryesisht te kjo sure paraqiten tre nivelet e larta të besimit: dashurinë (mehabbet), shpresën (rexha’) dhe frikën (havf).

Gjithashtu, kjo sure njihet me emra të ndryshëm (ummu-l-kitab, el-kafija, esasu-l-kur’an) dhe ka një ndikim të fuqishëm te njeriu në aspekt emocional, mendor dhe shpirtëror.

Teksti i sures:

el-fatiha
  1. Bismil-lāhirr-Rrahmānirr-Rrahīm
  2. El-Hamdulil-lāhi Rabbil-‘ālemīn
  3. Err-Rrahmānirr-Rrahīm
  4. Māliki jeumiddīn
  5. Ijjāke na‘budu ve ijjāke neste‘īn
  6. Ihdinas-sirātal-mustekīm
  7. Sirātal-ledhīne en‘amte ‘alejhim gajril-magdūbi ‘alejhim ve led-dāl-līn. (Āmīn!)

Përkthimi:

  1. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
  2. Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve;
  3. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit;
  4. Sunduesit të ditës së gjykimit.
  5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
  6. Na udhëzo në rrugën e drejtë.
  7. Në rrugën e atyre që i bekove, që nuk tërhoqën zemërim dhe që nuk devijuan. (Amin!)

(Islampress.ch)

NA NDIQ NË FACEBOOK