Connect with us

Lajme

Thaçi – Zaev merren vesh, LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale

Published

on

Kryetari i LSDM Zoran Zaev dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë janë marr vesh për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të tetorit.

Takimi mes dy partnerëve të koalicionit u zhvillua mbrëmë, ndërsa sot u njoftua nga Zaev përmes një postimi në facebook.

Zaev konfirmon se LSDM dhe PDSH do të bashkëpunojnë dhe mbështesin reciprokisht njëri-tjetrin në disa komuna. Sipas tij, ata zotohen që qytetarëve tu ofrojnë kryetarët dhe këshilltarët më të mirë, që do të jenë në shërbim të tyre.

Në disa komuna do të realizojmë bashkëpunimin në raundin e parë, dhe në komuna të tjera në raundin e dytë. LSDM vazhdon të ndërtojë dhe zhvillojë koalicionin më të madh dhe më të mirë për zgjedhjet lokale në tetor”, shkroi Zaev në Facebook./Ina

.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com