Connect with us

Kosovë

Takim i nxehtë në Bruksel/ Kurti: Propozova një marrëveshje paqeje, ajo u refuzua nga Serbia pa u lexuar

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin serb në Bruksel ka dalë me një prononcim për media.

Kurti tha se ka propozuar një marrëveshje të paqes që ishte e balancuar, por nuk u pranua nga Serbia.

“Propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene të një deklarate të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

“Gjithashtu zv.ministri Bislimi lexoi 11 pika që që paraqesin 11 barriera tregtare që Serbia duhej t’i eliminonte për barrierat”.

Kurti thotë se janë dakorduar që gjatë gushtit të ketë edhe një takim të delegacioneve, ndërsa një tjetër takim midis krerëve në shtator.

Kryeministri theksoi se te pika për të pagjeturit ka insistuar që të futet edhe togfjalëshi “ballafaqimi me të kaluarën”.

“U pranua propozimi nga Borrel, por jo edhe nga Vuçiq i cili nuk pranoi që të diskutohet kjo pikë. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm dhe më vjen keq që nuk u pranua nga Serbia që edhe ky togfjalësh të përfshihej”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Ky ishte takimi i dytë Kurti – Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel./Telegrafi.com/

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com