Connect with us

Lajme

“Stop plaçkitjes së qytetarëve”, fillon fushata për heqjen e pikave pagesore në rrugën Gostivar – Tetovë

Publikuar

Stop plaçkitjes së qytetarëve” quhet fushata më e re në rrjet kundër pikave pagesore në rrugën Gostivar – Tetovë. Qindra shpërndarje brenda pak minutave janë regjistruar nga qytetarë tē shumtë, të cilët shprehen kundër pagesës së taksës rrugore në këtë aks rrugor, që nuk i plotëson as kushtet elementare për të qënë autostradë, shkruan in7.

“Ta ndalim vjedhjen e parave tona. Shpërndaje edhe ti nëse mendon se duhet të hiqet taksa rrugore në rrugën Tetovë – Gostivar”, shkruhet në disa nga mesazhet e shpërndara në facebook.

Gjatë ditës së djeshme, in7 shkroi rreth kushteve të kësaj rruge dhe shumave të mëdha të parave që qytetarët paguajnë çdo ditë në këtë rrugë pa kurrfarë standardi.

NA NDIQ NË FACEBOOK