Connect with us

SKENA

Sindi tregon nëse është në një lidhje

Publikuar

Puntatën e sotme në “Trotuar” në “E Diell” ishte e ftuar Sindi Loçi, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila doli e vetme nga programi, pasi nuk e gjeti shpirtin e saj binjak.

E pyetur nëse zemra e saj është akoma bosh duke kërkuar, apo nëse dikush ka hyrë në jetën e saj, Sindi sërish nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, e ndërsa qesh, thotë se nuk ka koment.

Sindi ka folur edhe për marrëdhënien që kishte brenda emisionit me Muratin. Ajo tha se për të ka pasur pëlqim real, por dyshimet që ajo kishte sa i përkiste ndjenjave që ai mund të kishte ndaj saj, iu vërtetuan kur ai e la për Olën.

“Për Muratin kam pasur në pëlqim real, ndjenjë gati-gati, por nuk arrita dot që të kapërceja dyshimet e mija që në fund fare mu vërtetuan. Murati nuk kishte një interes ndaj meje siç e kisha një unë një pëlqim ndaj tij”, tha Sindi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK