Connect with us

Religjion

Si të sillemi dhe çfarë të bëjmë në gjendje vështirësie, problemesh…?

Published

on

Një këshillë shumë të bukur për këto gjendje, Allahu i Madhërishëm ua ka dhënë Musait dhe Harunit a.s.  E kush mund të këshillojë dhe të udhëzoj më bukur se sa Zoti ynë?!

Në fakt, kur duhej të nisen në takim me faraonit arrogant i cili përhapte zullum dhe padrejtësi, Allahu i Madhërishëm i këshillon me fjalët: ” Shkoni  ti dhe vëllai yt me argumentet e Mia dhe mos  RESHTENI SË PËRMENDURI MUA!  Shkoni  te Faraoni! Ai, me të vërtetë, i  ka shkelur të gjithë kufijtë! ​(Taha, 42-43).

Pra, Allahu i Madhërishëm i këshillon që kur të nisen në një vend të rrezikshëm dhe në takim me një njeri të prishur siç ishte faraoni, Zoti gjithmonë duhet ta kesh në mendje, që do të thotë, gjithmonë ta përmendësh, të bësh dhikr. Sepse, nëse veprojnë kështu, Allahu u premton: “Mos u frikësoni! Unë me të vërtetë, jam me ju, dëgjoj dhe shoh” (Taha, 46)

Dhe a ka përkrahje dhe mbështetje më të madhe se ajo,  kur Allahu është me ty. Andaj kur të gjendeni në situata të vështira, në probleme dhe  keni brenga, përmendeni Allahun gjithmonë, bëni dhikr dhe Ai do të jetë me ju, do të lëshoj qetësi në zemrat tuaja dhe do t’ju mbrojë.

Ky është premtimi i Tij!

Përktheu: A. D. Islampress

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com