Connect with us

Kosovë

Shtrëngimi i duarve nuk lejohet, masat që u caktuan për faljen e namazit të Bajramit në Kosovë

Published

on

Falja e namazit të Festës së Kurban Bajramit do të bëhet me respektim të masave kundër Covid-19. Gjithçka është gati për faljen e Bajramit.

Këtu në xhaminë e madhe në kryeqytet janë bërë përgatitjet e duhura që festa e Kurban Bajramnit të falet me xhemat. Por duke respektuar masat kundër virusit korona.

Sipas zëvendësimamit të kësaj xhamie këto masa janë caktuar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Për të shmangur plotësisht infektimin me Covid-19, përveç mbajtës së distancës besimtarët nuk do të shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit për të bërë bajram.

E qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e oborrit për ta falur namazin.

Kurse myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërrnava bëri thirrje për më shumë solidaritet në këtë festë.

Falja e namazit të Bajramit bëhet të marten në ora 05:51.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com