Lajme
Shqiptari hero shpëton çiftin e të moshuarve, hyn në mes të flakëve (FOTO)

Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Finlandë.
Një zjarr i madh shpërtheu në Minttutie të Finlandës, si pasojë e të cilit e gjithë banesa u shkrumbua, ndërkohë që nuk ka të lënduar,
Mediat findlandeze shkruajnë se një shqiptar ndihmoi një çift të moshuarish që të dilnin nga banesa, teksa hyri mes flakëve, para se të mbërrinte departamenti i zjarrfikësve, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se e thirri dy herë numrin e urgjencës. Në kohën që mbërritën zjarrfikësit, gjithë banorët ishin tashmë jashtë. Zjarri zgjati rreth dy orë dhe më pas u shua.
.


















