Connect with us

Lajme

Shqipëri, 45 raste të reja dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit

Publikuar

Në 24 orët e fundit në Shqipëri shihet sërish një rritje e rasteve të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se janë kryer 3684 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 45 qytetarë.

Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim 21 pacientë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm./tvklan.al/

.

NA NDIQ NË FACEBOOK