Lajme
Shqipëri: 37 raste të reja me COVID-19, 18 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 37 raste të reja me virusin korona teksa janë marrë 4 mijë e 593 mostra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 pacientë nga COVID-19 dhe nuk raportohet për asnjë rast vdekjeje, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 133 mijë e 36 raste pozitive, janë shëruar 130 mijë e 205 pacientë, kanë vdekur 2 mijë e 457 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 374 raste aktive.
.




















