Connect with us

Lajme

Shpërndanin drogë me pica, arrestohen pesë persona (VIDEO)

Publikuar

më

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në përfundim të operacionit antidrogë të zhvilluar pasditen e së martës në Tiranë ndërsa është bërë e mundur kapja e 1 kilogram e 128 gramë kokainë.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, policia bën të ditur se ka arrestuar Gentian Koren 47 vjeç, Taulant Çokun 34 vjeç, Altin Gegën 28 vjeç dhe Erjon Prengajn 32 vjeç.

Policia thotë  se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin kokainë duke e fshehur në kuti picash, aktivitet që e zhvillonin në biznesin e Gentian Kores, në rrugën në rrugën “Kujtim Laro”, pranë zonës së quajtur “Xhamlliku”.

Të katërt këta shtetas, sapo kanë parë shërbimet e policisë kanë tentuar të largohen me vrap, ndërsa janë kapur më pas nga policia.

Gjatë largimit, ata janë përpjekur të fshehin lëndën narkotike, e cila gjatë kontrollit është gjetur nga efektivët e policisë. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu policia informoi se ka shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër me inicioalet  E.E, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje, raporton TvKlan, transmeton Klankosova.tv.

Në pranga ra edhe Gazmir Cani 26 vjeç, i cili nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar për verifikim dhe u largua me shpejtësi me makinë duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të policisë.

Operacioni i policisë u shoqërua edhe me një incident nga ana e uniformave blu, pasi ata ndaluan dhunshëm gazetarin Ergys Gjençaj teksa po filmonte me celular të gjithë aksionin e policisë.

Për këtë incident policia bëri të ditur se po verifikon respektimin e procedurave gjatë ndërhyrjes në operacion për gazetarin Ergys Gjençaj.

.

Lajme18 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri2 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme3 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni4 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë7 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni9 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK