Connect with us

Lajme

Shfaqet gripi i shpezëve në Fier, 120 krerë groposen në 2 metra thellësi

Publikuar

Gripi i shpezëve është shfaqur në fshatin Adë të njësisë administrative Frakull të Fierit.

Burime bëjnë me dije për ABC se janë konstatuar dhe asgjësuar 120 krerë të prekur me grip shpezësh mes të cilave 70 pula fushe, 14 zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata. 30 shpendë kishin ngordhur më herët si pasojë e sëmundjes.

Pas identifikimit të gripit të shpezëve, 120 krerët e prekura janë asgjësuar në një gropë dy metra, pas miratimit të një “varreze” për groposjen e shpendëve në fshatin Adë larg qendrave të banuara.

Ndërkohë është bërë edhe dezinfektimi i fermës. Autoritetet kanë nisur kontrollet në disa pulari në zonë, duke marrë kampione shpezësh.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK