Bota
Sherr mes shqiptarëve në Greqi, përdoret sqepari. Plagosje dhe arrestime

Një ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarë është shënuar në zonën e Larisës në Greqi.
Mediat raportojnë se shkruajnë se dy shqiptarë, i kanë bllokuar rrugën me makinë një bashkatdhetari, me të cilin dyshohet se kishin pasur konflikt të mëparshëm.
Ata kanë goditur fort me sqepar xhamat e makinës ku ndodhej shqiptari tjetër.
Nga sulmi, ata janë vetëplagosur, duke marrë dëmtime të lehta në duar.
Më pas ata janë arrestuar nga policia, ndersa po punohet edhe për dokumentimin e ngjarjes.






















