Lajme
Sela për Euronews: Zhgënjimi i sotëm, dështimi më spektakolar në implementimin e MO-së

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka folur lidhur me situatën politike në EuroNews Albania.
“Status quo”- ja dhe zhgënjimi që solli ky dokument i cili për shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut, natyrisht që ishte shpresë. Fatkeqësisht tani 20 vite pas nënshkrimit të saj, konstatojmë që Maqedonia është një “status quo”, nuk arriti që ky dokument të ndryshojë mentalitetin se si funksionojnë elitat politile maqedonase këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në ditët që kaluan ju e keni vërejtur që është bërë shkak sherresh politike fakti që kryetari i Parlamentit është adresuar në gjuhë shqipe në Parlamentin Evropian. Nuk duhet kjo të jetë fryma e Marrëveshjes së Ohrit në realitet. Marrëveshja e Ohrit kishte për qëllim që të largojë nga pronësia etnike e vetëm një etniteti të shtetit. Ndërkohë kur shohim që ka sjellje politike akoma të këtilla, natyrisht që ka vend vend për zhgënjim”, ka thënë kreu i ASH-së, Ziadin Sela.


















