OP / ED
Rufki Dogani, nga grupi i Kumanovës ka një porosi nga burgu i Idrizovës

Sod me 07.07. 2021 e kishim rishqyrtimin e ankesave që i kanë bër të burgosurit, unë Rufki Dogani kam bërë një ankes që të dërgoj në seancën gjyqsore.
Në seancën gjyqsore unë Rufki Dogani sod kisha për të thën se kush na thirri, dhe pika kryesore e kësaj ankese është se kush është takuar me shërbimini sekret të Maqedonis. Unë e kam njohur Nesret Kaloshi dhe ai më thirri, dhe takohem me Muhamet Krasniqi tani i cili e ka emrin (Andi Krasniqi), Hamdi Ndrecaj, Zijadin Krasniqi (Dini), Bekimi pronari i lokalit “Lepeci” në Ferizaj jem takuar, dhe aty Andi Krasniqi, Hamdi Drecaj, garantojn se do të luftojm për Shqipëri të madhe, në të kundërtën ata janë takuar me Shenasi Mehmetin i cili është puntor i shërbimit sekret në Maqedoni, dhe Shenasi Mehmeti i thot se do tu’a merrni me dy hapa stacijonet e policis, nuk ka nevoj me u bër gjakderdhje e madhe, në bisedën kyç, dhe dyshimi kryesor qëndron te Andi Krasniqi, se qfar marveshje ka bër me Shenasi Mehmetin, dhe Andi Krasniqi i cili garanton se janë 300 ushtar apo deri 500 ushtarë në Kumanov!
Dhe Andi Krasniqi derisa e ka kërcënuar gruan time se dot ta vras Rufkin, këtu me disa persona nga grupi, dhe deri sa ka arrit që ta kindapoj, ndaj kërcnimeve që i ka bër se edhe me gardianët e burgut ka bër biseda që do ta egzekutoj Rufkin!.
Unë si Rufki Dogani kërkoj nga organet kompetente të drejtsis që të thuhet e vërteta se kush na tradhëtoj me 9 maj 2015, dhe cili ishte qëllimi i Muhamet Krasniqit, dhe si ndodhi ekzekutimi pas dorëzimit i Mirsad Ndrecaj dhe Beg Riza, unë Rufki Dogani kërkoj ni hetim ndërkombëtar për zbardhjen e rastit Kumanova!
Me rrespek për ju unë Rufki Dogani, nga burgu i Idrizovës!





















