Connect with us

Kosovë

Rrezikoi të mbytej në det/ Pushuesit shpëtojnë 22-vjeçarin nga Kosova

Publikuar

Një pushues Kosovar rrezikoi të mbytej në detin e Velipojës pasditen e sotme.

Mësohet se 22 vjeçari po lahej në det por më pas ka pësuar disa komplikacione, duke rrezikuar të mbytej.

Kanë qenë pushuesit ata të cilët e nxorën të riun në breg, ndërsa më pas ka shkuar në vendngjarje ambulanca ku u bë i mundur shpëtimi i tij.

Ai u transportua në Spitalin e Shkodrës për mjekim më të specializuar./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK