Connect with us

Lajme

Rama afat policisë: Keni 100 ditë kohë të përmbushni objektivat

Publikuar

Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit për të riorganizuar të gjithë strukturën dhe vendosur prioritete të qarta, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dha drejtuesve të policisë 100 ditë kohë për të realizuar të gjitha ndryshimet e kërkuara prej tij.

Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.

Kjo duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha Rama./tvklan

.

NA NDIQ NË FACEBOOK