Kosovë
Qindra të helmuar nga uji, shpallet gjendje emergjente në Deçan
Komuna e Deçanit ka marrë vendim që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e Komunës së Deçanit, pas qindra rasteve të qytetarëve që janë helmuar.
Në vendimin që e ka marrë kjo komunë thuhet se “obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për ngritjen e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situate emergjente të ndodhur pas helmimit të fundit”.
Vendimi i sotëm i Komunës së Deçanit vjen pasi Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime dhe ka kërkuar kryerjen e obduksioneve për dy persona të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga Deçani, për shkak të situatës me helmimet e fundit të raportuara në këtë komunë.






















