Connect with us

Bota

Protestë në Francë pas gjobitjes së myslimaneve që notuan të mbuluara

Published

on

Disa aktiviste muslimane janë gjobitur pasi shkuan në një pishinë në Grenoble të mbuluara. 5 gratë hynë në pishinë të mërkurën, duke bërë që e gjithë pishina të boshatisej me urdhër të zyrtarëve, u shpreh policia franceze.

“Burkinit” – një lloj veshje plazhi që mbulon të gjithë trupin përveç fytyrës – janë bërë të jashtëligjshme nga shumë bashki franceze që nga viti 2016, me pretendimin se këto kostume prekin ‘vlerat laike’ të Francës. Por aktivistet bëjnë thirrje se ky vendim është i rrënjosur thellë në Islamofobi – frikë apo urrejtje për fenë Islame.

Aktivistet muslimane kërkojnë të drejtën për të zgjedhur çfarë veshin duke marrë për shembull ata që zgjedhin kostum banje me trup, veç e veç, bikini, braziliane madje edhe nudo, – të gjithë kanë të drejtën e tyre për sa kohë nuk dëmtojnë askënd.

Ky incident vjen pas debateve të forta mes krye-bashkiakut të Grenoble, Éric Piolle me qeverinë franceze rreth të drejtës për t’u larë me kostume banje që mbulojnë të gjithë trupin.

Organizata muslimane shprehet se këto ligje janë “diskriminuese” dhe u zotuan ta vazhdojnë betejën e tyre.

Ndërkohë, Bashkia e Grenoble tha se aktivistet kishin bllokuar hyrjen e të tjerëve në pishinë dhe për këtë arsye ishin kërkuar të largoheshin me forcë, por “qetësisht” dhe “pa dhunë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK