Connect with us

Lajme

Policia e Maqedonisë u pajis me 8.000 palë këpucë

Published

on

Në deponë e Ministrisë së Brendshme këto ditë arritën 8.000 palë këpucë nga produesi italian “Grisport”. Vlera e përgjithshme e prokurimit të këpucëve është 25.520.000 denarë pa TVSH, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se përmes Grisport realizojnë furinizim edhe të 10.000 palë këpucëve me vlerë prej 37.000.000 denarë pa TVSH, si dhe 10.000 palë këpucë gjysmë të larta, të prokuruara përmes prodhuesit “Dermal” nga BeH, me vlerë prej 42.800.000 denarë pa TVSH. Dorëzimi i këtyre pajisjeve pritet të realizohet në periudhën e ardhshme. Së shpejti pritet dorëzimi i 2.330 jelekëve fluoreshentë, 8.000 bluza, 8.000 xhaketa, 20.000 këmisha.

Së shpejti pritet të blihen edhe rreth 2.330 jelekë, 8.000 maica, 8.000 jakne të ajrit dhe 20.000 fanella”, sqarojnë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se do të vazhdojnë edhe rikonstruktimin, përkatësisht rinovimin e stacioneve policore.

.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com