Connect with us

Lajme

Paralajmërohet largimi i turistëve nga Shqipëria, ky është shkaku

Published

on

Çmimet e paketave turistike brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të menjëhershme javët e fundit duke shënuar një rekord të ri në krahasim me vitet e fundit.

Specialistët e fushës thonë se bizneset po përpiqen të kompensojnë humbjet e pandemisë, por ky nivel çmimesh ka stepur jo vetëm pushuesit vendas po edhe të huajt. Vende si Turqia e Greqia kanë rritur ndjeshëm çmimet, si pasojë e rritjes së kërkesave me afrimin e pikut të sezonit turistik.

Çmimet e paketave turistike në Shqipëri po pësojnë rritje në krahasim me fillimin e sezonit por edhe vitet e fundit.

Specialisti i turizmit Ferjot Ozuni, thotë se operatorët turistikë po stepin turistët e huaj ,me çmimet e kripura.

”Deri dje apo deri në 2019 paguaje 1000 euro në Greqi e Shqipëri për një hotel, çift, sot kjo shifër është rritur me 50 %. Kjo gjë e ka penalizuar turizmin në vendin, sepse turistët e huaj mendonin se ishte një vend që kushtonte më pak, por tashmë nuk e kanë këtë imazh.”

Sipas specialistëve të fushës duket se bizneset po tentojnë të kompensojnë shpejt humbjet e pësuara gjatë pandemisë dhe kjo mund të ndikojë në rënien e numrit të turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të pushuar.

”Kjo strategji e bizneseve dhe hoteleve shqiptare mund të kthehet në një bumerangë duke krijuar imazhin se është shtrenjtë se mund të stepen turistët.”

Edhe vende si Turqia e Greqia kanë rritur ndjeshëm çmimet javët e fundit ndërkohë që specialisti thotë se kjo vjen si pasojë e rritjes së kërkesave.

Megjithatë kjo nuk ka penguar vizitorët e këtyre vendeve drejt këtyre vendeve.

Shumë prej tyre kanë familjarë atje, të cilët mund t`u heqin barrën e disa prej shpenzimeve.

”Për shkak të lidhjeve që kemi me Greqinë dhe mund të na shkurtojnë shpenzimet, kjo e bën Greqinë dhe Turqinë vende të preferuara.”

Sipas statistikave të huajt që vijnë në Shqipëri janë kryesisht nga Amerika, Çekia, Polonia, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor etj.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com