Connect with us

Lajme

Paralajmërimi/ Masa kufizuese për të pavaksinuarit në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

më

Maqedonia e Veriut planifikon masa kufizuese për të gjithë personat që refuzojnë vaksinimin kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar të mërkurën se masa nënkupton ndalimin e të pavaksinuarve në të gjitha ngjarjet apo manifestimet që do të mbahen, si në ambientet të hapura, ashtu edhe në ato të mbyllura.

Paralajmërimi i ministrit Filipçe do të diskutohet nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe si masë do të hyjë në fuqi në muajin shtator ndërsa imponohet, meqë, siç tha kreu i shëndetësisë, vaksinimi nuk është i detyrueshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK