Connect with us

Lajme

PAMJE TË RËNDA! “Benz-i” përplas makinë në Durrës, vdes pasagjerja, mjeti i bërë “copë e çikë”!

Publikuar

DURRËS– Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Hamallaj, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje. Policia njofton se viktimë ka mbetur pasagjerja e një prej makinave, me iniciale E. H. Siç duket nga pamjet nga vendi i ngjarjes, mjeti tip “Benz” i ka “rënë” nga pas makinës ku qarkullonin 67-vjeçari me iniciale G.H., dhe viktima që ndërroi jetë në vend. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, raporton Dosja.al

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 10:00, në Hamallaj, Durrës, shtetasi G. H., 67 vjeç, duke drejtuar mjetin është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin B. D. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetësja E. H., e cila ishte pasagjere në mjet. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

NA NDIQ NË FACEBOOK