Shëndetësi
OBSH: Vendet e pasura duhet të dhurojnë vaksina

Zyrtarët e lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se doza të treta të vaksinave të koronavirusit është e nevojshme, prandaj vendet e pasura që kanë vaksina, duhet që t’i dhurojnë ato për vendet e varfëra.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për tha se pabarazia e vaksinave në botë u nxit nga “lakmia”, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Prodhuesve të ilaçeve u ishte bërë thirrje që përparësi për furnizim me vaksina t’u jepet vendeve të varfra në vend që të lobojnë në vendet e pasura për të përdorur edhe më shumë doza.
“Ne jemi duke u mundur të bëjmë zgjidhjen e duhur, për t’u ndihmuar atyre që kanë nevojë”, shtoi Tedros.
Tutje ai tha se përparësi vaksinimi tashmë do të kenë njerëzit që ende nuk e kanë marrë asnjë dozë.
The post OBSH: Vendet e pasura duhet të dhurojnë vaksina appeared first on Klan Kosova.





















