Connect with us

Shëndetësi

OBSH: Situata me COVID-19 globalisht shumë e rrezikshme me nivele të larta të transmetimi të virusit (VIDEO)

Publikuar

Dr Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së konsideron situatën globale me COVID-19 si shumë të rrezikshme, e me nivele të larta të transmetimit.

“Në Afrikë ka pasur një rritje prej 16.7% të rasteve në 7 ditët e fundit. Ka pasur një rritje 16.2% në rajonin e Mesdheut Lindor. Një rritje prej 33% e rasteve në të gjithë Evropën. Një rritje prej 8.6% në Azinë Juglindore. Një ngritje prej 10% në Paqësorin perëndimor”, tha Van Kerkhove, njofton Klankosova.tv.

Sipas saj janë katër faktorë kryesorë që drejtojnë transmetimin

1: variantet e virusit

2: rritja e përzierjes sociale dhe lëvizshmërisë së njerëzve

3: përdorimi i papërshtatshëm i  masave sociale

4: pabarazia e shpërndarjes së vaksinave

Tutje ajo me anë të një adresimi për media bëri thirrje që të përdoren mjetet që të ulet transmetimi dhe vihen në funksion masa të forta, që përshtaten me situatën lokale nëpër shtete./Klankosova.tv/.

The post OBSH: Situata me COVID-19 globalisht shumë e rrezikshme me nivele të larta të transmetimi të virusit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK