Connect with us

Shëndetësi

Nga nesër qytetarët e Prishtinës mund të furnizohen me insulinë

Publikuar

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se se që nga nesër, qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me insulinë.

Bëhet e ditur se furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

“Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj. Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm”, njofton Komuna e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

The post Nga nesër qytetarët e Prishtinës mund të furnizohen me insulinë appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK