Connect with us

Bota

Nesër Kurban Bajrami, haxhilerët sot kryejnë ritualet në Arafat

Published

on

Haxhilerët e vaksinuar kundër koronavirusit, janë mbledhur të dielën në Arabinë Saudite për të përmbushur shtyllën e pestë të Islamit, haxhin. Për shkak të përmasave të pandemisë së COVID-19, autoritetet saudite ua kanë ndaluar besimtarëve të huaj, për të dytin vit me radhë që të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Të veshur me të bardha dhe duke bartur ombrella kundër motit të nxehtë, 60.000 shtetas sauditë kanë nisur kryerjen e riteve, të cilat i ka obligim t’i kryejë një herë në jetë secili mysliman që mund ta përballojë financiarisht udhëtimin.  Në  Arabinë Saudite, që vitin e kaluar lejoi vetëm disa mijëra persona që ta kryejnë Haxhin, ndodhen vendet më të shenjta të Islamit, Meka dhe Medina.  Për shkak të koronavirusit, autoritetet kanë kufizuar qasjen e pelegrinëve vetëm për moshat 18 deri në 65 vjeç, të cilët kanë qenë të vaksinuar plotësisht kundër virusit COVID-19, dhe që nuk vuajnë nga sëmundjet kronike. Pavarësisht nga kufizimi i numrit të haxhilerëve, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umrës tha se më shumë se 450.000 njerëz në mbretëri dërguan një kërkesë brenda 24 orësh nga hapja e platformës së regjistrimit muajin e kaluar. U tha se përparësi iu dha njerëzve që nuk kanë kryer Haxh në pesë vitet e fundit dhe atyre mbi 50 vjeç që nuk kanë qenë më parë në Haxh. 

Shtylla e pestë dhe e fundit e Islamit, Haxhi, konsiston në kryerjen e një udhëtimi në Mekë për t’iu bashkangjitur xhematit më të madh njerëzor në tokë. Haxhi është një udhëtim i shenjtë nga materialja tek shpirtërorja. Ai është një nënshtrim i plotë i besimtarit ndaj Allahut dhe përbën një namaz universal në të cilin besimtarët i heqin rrobat e tyre të zakonshme dhe veshin rroba të thjeshta derisa të gjithë të pranishmit të arrijnë ta shikojnë njëri-tjetrin me mëshirë dhe përulësi./ Klan Macedonia/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK