Connect with us

Lajme

Në prag të festës së Bajramit, nuk ka pika të shitjes së Kurbanëve

Publikuar

më

Në prag të festës së Bajramit nuk ka vende të caktuara për shitjen e kurbaneve. Shitësit janë të detyruar të gjinden kush si mundet. Madje, siç thonë ata kjo ka ndikuar që interesimi për blerje të jetë i ulët. Ndërsa qytetarët ankohen për çmimet e larta. Në pikën e shitjes në Haraçinë kishte një numër të madh të kafshëve që qytetarëve u ofroheshin me çmime të ndryshme, duke filluar nga 100 euro e më lartë, shkruan Alsat.

“Shumë ka ndikuar jo pak. Viteve të kaluara i shitnim edhe në Shkup. Tash atje e kanë ndalu, është dobësuar edhe shitja, nuk po lënë kudo me shit. Ato të Shkupit ku të vijnë, ka edhe gra që blejnë, si të vijnë ato deri në Haraçinë ose tjetër vend”.

Për me ble kemi dal po nuk e di çka me thënë, nuk ka para mjaftueshëm, çmimet pak të larta. Nëse mbërrijmë do e blejmë një më të vogël”.

“Këtë vit është pak më shtrenjtë krahasuar me vitet tjera, janë më të larta çmimet. Çfarë çmime keni për këto që I keni këtu? Kemi prej 120 deri në 300 euro”.

“Do të kisha dashur me ble një dash, ta shohim, ende herët edhe dy ditë ka kohë. Zgjidhje ka, njerëzit fillimisht vetëm ecin, I shikojnë pastaj e vendosin çka me marr, dele ose dash”.

Ndërkohë, nga ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” kanë nisur me vendosjen e kontejnerëve për mbetjet e kurbaneve, pasi në të shumtën e rasteve mbetjet përfundojnë madje në mes të rrugës.

Me të vetmin qëllim që pas festës të mos ndodhin gjëra të cilat nuk dëshirojmë ti shohim edhe ne si qytetar nëpër rrugë, siç janë mbetjet organike të kurbanit. Do të ketë edhe ekipe të cilat do të jenë edhe kujdestar që të mos stërmbushen aq tepër sepse janë edhe temperatura të larta, jemi në kohë pandemie dhe në sezonin e verës. I vetmi qëllim është që të mbrohet mjedisi aty ku jetojmë dhe të lëvizin lirshëm qytetarët – tha Abdulsamed Shabani, N.P “Higjiena Komunale”.

20 kontejnerët e posaçëm të Higjienës Komunale do të jenë të vendosura në lokacione të ndryshme të gjashtë komunave në Shuto Orizarë, Butel, Çair, Gazi Babë, Saraj dhe Haraçinë. Kurban Bajrami festohet të martën, më 20 korrik./Marrë nga Alsat/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme53 minutes ago

Arben Gashi për protestat në Shqipëri: Kur pakënaqësia bëhet masive, duhet të kthehesh te qytetari përmes zgjedhjeve

Maqedoni1 hour ago

Prokuroria kërkon paraburgim për 20-vjeçarin nga Tetova, dyshohet për krime kibernetike dhe pornografi me fëmijë

Maqedoni3 hours ago

“Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve

Lajme3 hours ago

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”- E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin

Shqipëri3 hours ago

Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

Kosovë4 hours ago

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese

Maqedoni5 hours ago

AKI, Kumanovë: Shqipja s’mund të anashkalohet dhe pastaj të justifikohet me projektet e së kaluarës!

Lajme5 hours ago

Mbishkrimet vetëm në maqedonisht në sallën e Kumanovës, Osmani: Projekti është i vitit 2018, do t’i korrigjojmë

Lajme6 hours ago

Hoxha në Kumanovë: Mbi 33 milionë denarë mbështetje për naftën e gjelbër për bujqit e rajonit të Kumanovës

Lajme6 hours ago

Kasami: Semaforë me sinjalizim zanor për personat e verbër në katër lokacione në Tetovë

Lajme6 hours ago

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Kosovë6 hours ago

AUV ia refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia kompanisë “Ideal Group” të Visar Gashit për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

NA NDIQ NË FACEBOOK