Maqedoni
Në Lubin të Sarajit policia zbuloi punëtori për armë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Lubin të komunës së Sarajit ka zbuluar një punëtori ilegale për prodhimin e armëve.
Rasti ka ndodhur dje, më 09.07.2021 deri sa policët e Sektori të Punëve të Brendshme Shkup kanë ndaluar automjetin “Opel Zafira” me shofer M.Sh.(38) nga fshati Lubin.
“Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur 300 plumba nga kalibri i ndryshëm. Më pas, pas marrjes së urdhrit është kryer bastisje në shtëpinë e M.Sh. në Lubin dhe është zbuluar punëtori për përpunimin e armëve, pjesë të ndryshme të armëve dhe shumë municion. M.Sh. është arrestuar dhe kundër tij do të shqiptohet kallëzim penal përkatës në bazë të nenit 396 të Kodit Penal”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.
















