Lajme
Ndahet nga jeta para kohe ish-zyrtari i njohur i Partisë Demokratike

Është ndarë nga jeta para kohe ish-zyrtari i njohur i Partisë Demokratike Alfons Muça.
Lajmin e hidhur e bën me dije babai i të ndjerit në rrjetet sociale. “Me dhimbje, ju njoftojme largimin nga jeta te djalit tim Alfons Muca”, shkruan i ati i Alfons Muçës.
Alfons Muça ka mbajtur postin e drejtorit në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.
Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi gjithashtu ka shprehur ngushëllimet përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Do të të mbaj mend përherë të buzëqeshur e optimist Alfons Muça. Ngushëllimet më të ndjera familjes e miqve të Fonsit. RIP e qofsh i Xhehnetit”, shkruan Këlliçi./CNA.al



















