Connect with us

Sport

Nagelsmann: Lewa qëndron, Bayerni si Italia

Publikuar

më

Julian Nagelsmann nis aventurën e tij te Bayerni. Trajneri i ri i bavarezëve flet për sfidat që e presin dhe ka si shembull Italinë e Mançinit, me gjithë respektin për Leipzigun, hopi cilësor, duke marrë stolin e Bayernit është evident dhe i rëndësishëm.

“Natyrshëm që është paksa ndryshe. Kam punuar me 20 vjeçarë të talentuar, që donin të afirmoheshin. Tani e gjej veten me profesionistë me shumë eksperiencë dhe që kanë fituar gjithçka. Bayerni i Mynihut është një klub suksesi, në Gjermani dhe në botë, por ekziston një atmosferë familjare dhe kjo është shumë pozitive. Lumturia në punë është një bazë e rëndësishme për suksesin. Ndonjëherë nuk mjafton të kesh lojtarët më të mirë për të fituar. Duhet unitet, mjafton të kujtosh Italinë. E di se çfarë më pret, marr një trashëgimi të rëndësishme. Do të kërkoj të sjell idetë e mia, por duke iu përshtatur lojtarëve në dispozicion”.

Te Bayerni, e pamundur të mos flitet për Robert Lewandowskin. Nagelsmann pret me padurim që të punojë me “bomberin” nga Varshava dhe duket se nuk i druhet ndonjë surprize nga merkatoja.

“Zërat për Robertin qarkullojnë prej shekujsh. Besoj se është normale, por Lewandowski e di shumë mirë se çfarë ka në Mynih dhe se në çfarë skuadre luan. Pastaj, ka edhe një kontratë. Për sa i përket buxhetit, duhet të jemi të kujdesshëm, por kjo vlen për të gjithë. Kur gjithçka t’i kthehet normalitetit, Bayerni do të jetë i aftë për të blerë lojtarë, por me kosto të arsyeshme. Operacionet duhet të kenë kuptim. Për sa i përket Goretzkas, të gjithë duam të qëndrojë, është një ndër mesfushorët më të mirë të Europës, jam shumë i lumtur të punoj me të”.

Dihet që, kur bëhet fjalë për objektivat, për një klub si Bayerni triumfi në Bundesligë është minimali, ndërkohë që edhe në Champions nuk duket i pamundur. Sfida duket se do të jetë si gjithmonë me PSG-në dhe klubet angleze.

“Parisi po pajiset shumë mirë. Barcelona ka punuar me parametra zero. Jemi të vetëdijshëm se të fitosh në Champions Leage është ekstremisht e vështirë, kjo edhe pasi shpesh janë episodet që vendosin sfidat me eliminim të drejtpërdrejtë. Duhen shumë komponentë, mes të cilëve edhe pak fat. Gjithsesi, kemi fituar dy vjet më parë, ndaj do të provojmë të përsëritemi”.

Maqedoni1 minute ago

Nga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë

Shqipëri32 minutes ago

Çfarë ka në Kaliningrad dhe pse mund të shkaktojë një luftë midis Moskës dhe Evropës?

Lajme36 minutes ago

A po e rikthehen Arben Taravari “jaraninë” me VMRO-DPMNE-n?

Lajme1 hour ago

Kurtishi i kundërpërgjigjet BDI-së, publikon shifrat e përfaqësimit etnik

Ndryshe1 hour ago

Të dashur dhe spiunë: Si agjentët e huaj kanë përdorur prej kohësh ‘kurthe mjalti’ për të vjedhur sekrete

Maqedoni2 hours ago

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

Shqipëri3 hours ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Shqipëri6 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Kosovë7 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni8 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri8 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Kosovë9 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

NA NDIQ NË FACEBOOK