Ndryshe
Moderatorja Eni Vasili nënë për herë të parë, sjell në jetë vajzat binjake

Moderatorja Eni Vasili është bërë sot nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë dy vajza binjake.
Lajmi bëhet i ditur për “Prive” dhe mësohet se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.
Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.
“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.















